Ndërlidhjet

logo-print

Nju Jork


Komisionari i policisë, Bernard Kerik tha se numri i personave të zhdukur në Qendrën Botërore të Tregtisë arriti në 4972.

Ai tha se deri tash 152 vetë janë të vdekur, prej të cilëve 92 janë identifikuar.

Deri tash vetëm 5 persona janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat: dy të martën dhe tre të mërkurën, bën të ditur agjencia Reuters.

Në Pentagon është thënë se 125 persona që punonin aty ende konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG