Ndërlidhjet

Shkup


Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar nga Natoja që në këtë vend, pas datës 26 të këtij muaji, të mbeten 350 ushtarë të aleancës veri-atlantike, kanë thënë zyrtarë qeveritarë.

Zëdhënësi i Natos në Shkup, Mark Laity ka thënë se propozimi i Qeverisë është “shumë konstruktiv dhe i përdorshëm”, por ka refuzuar të japë detaje të tjera.

Zëdhënësi i Natos në Bruksel, Yves Brodeur ka thënë se në selinë e aleancës ende nuk ka arritur kurrfarë kërkese.
XS
SM
MD
LG