Ndërlidhjet

NJU JORK / UASHINGTON


Ekipet e shpëtimit kanë shpresa se mund të gjejnë të tjerë të mbijetuar në gërmadhat e ndërtesave të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. Deri tani numri i të humburve llogaritet në 4972. Hetuesit u kanë kërkuar familjarëve të personave të munguar, që të sjellin furçet e dhëmbëve dhe krëhërat e të dashurve të tyre, me qëllim të kompletimit të analizave të ADN-së dhe identifikimit të trupave. Ndërkaq, agjentë të FBI-së janë në ndjekje të informacioneve për dy nga rrëmbyesit e aeroplanëve, kurse konfirmohet arrestimi në Nju Xhersi, i një të dyshuari për sulmet terroriste të së martës.
XS
SM
MD
LG