Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping, ka deklaruar se Gjermania mund të vendosë brenda javës në vijim, për pjesëmarrjen dhe nëse përgjigja është pozitive, për modalitetet e pjesëmarrjes në raprezaljen ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj akteve terroriste në Nju Jork dhe Uashington. Sharping tha se natyra e pjesëmarrjes do të përcaktohet vetëm pasi Shtetet e Bashkuara të vendosin se çfarë dëshirojnë të bëjnë. Ndërkaq ministri i jashtëm gjerman, Joschka Fischer, për radion gjermane u shpreh se çdo akt shpagues ushtarak, duhet të jetë i tillë që të mos provokojë më shumë destabilizim.
XS
SM
MD
LG