Ndërlidhjet

SHKUP


Drejtuesi i Partisë Social-Demokrate, kumtoi se partia e tij mund të dalë prej koalicionit qeveritar nëse, të hënën, Parlamenti do të miratojë variantin e referendumit për planin e paqes dhe ndryshimet kushtetuese në vend. Branko Cërvenkovski tha mbrëmë në një konferencë për shtyp, se "referndumi është një institut demokratik për të vërtetuar vullnetin e popullit, por në këto momente kur vendi është ende nën kërcënim, referendumi mund të sjellë pasoja negative". Ai nënvizoi se referendumi vetëm do të ndërlikonte përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në vend.
XS
SM
MD
LG