Ndërlidhjet

MOORE:"PERENDIMI ËSHTË I BRENGOSUR PËR VAKUMIN..."


PATRICK MOORE, analist i REL

EVROPA E LIRË
SHBA-të u goditën nga sulmet e llahtarshme terroriste. A mund të kenë ato implikime në politikën amerikane ndaj Ballkanit?

PATRICK MOORE
Të enjten politikani boshnjak Zlatko Lagumxhia duke folur për këtë çështje tha se në këtë drejtim nuk do të ketë ndryshime. Unë madje do të shkonja një hap më tej dhe do të thoja se kjo mbase mund të ketë ndikim pozitiv. Shkaku i këtij qëndrimi tim është fakti se në këtë solidaritet dhe mbështetje përgjatë gjithë botës ne kemi parë rëndësinë e aksioneve të përbashkëta rreth çështjeve të përbashkëta dhe rëndësinë e solidaritetit me aleatët. Ky mesazh ka arritur deri te opinioni amerikan dhe qeveria amerikane. Karakteri i kësaj tragjedie sinjalizon faktin se sa e afërt është bota e bashkuar, sa prek një zhvillim në një rajon të gjithë të tjerët.
Për opinionin dhe qeverinë amerikane kjo tragjedi e ka bërë të qart solidaritetin me popujt tjerë në botë, me aleatët tanë. Ajo do të shërbej si zotim për domethënjen e mbajtjes së obligimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara.
Ata që këto ditë kanë thënë se kjo tragjedi do të shërbej për redukimin e rolit amerikan në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë, ishin të njejtit që kishin parashikuar se administrata e Bushit është izolacioniste dhe se do ta lërë Ballkanin të vetmuar. Dua të them se këta kishin gabuar atëbotë dhe se janë duke gabuar edhe tash.
Nëse diç për Amerikën do të jetë madje edhe më domethënëse në raport me aleatët e saj kjo është rrespektimi i miqësisë dhe obligimeve ndaj tyre.

EVROPA E LIRË
Dy të tretat e armëve të UÇK-së janë grumbulluar në operacionin “Korrja e domosdoshme”. Cili është hapi i ardhshëm në Maqedoni?

PATRICK MOORE
Kemi të bëjmë me pakon që mund të funksionoj vetëm si tërësi. Nëse dikush problematizon një aspekt të pakos atëherë krejt çështja do të dështoi dhe do të kthehemi atje ku ishim para marrëveshjes së Ohrit ose edhe më heret. Në këtë aspekt tri elemente janë për diskutim. I pari ka të bëj me Parlamentin ku duhet të vazhdohet me procedurën për avancimin e të dejtave dhe pozitës së shqiptarëve në Maqedoni….Çështje tjetër është ajo që ka të bëj me njerëzit e armatosur….Ne ende kemi situatën kur UÇK-ja disponon armë, sepse 3000 armë nuk ishte e tëra që ata kishin. Kemi armë në duart e paramilitarëve maqedonas që mbase kanë ose jo lidhje me policinë dhe ushtrinë, por që siç tha zëdhënësi i NATO-s, nuk i përgjigjën asnjë komande. Nëse paramilitarët maqedonas vendosin të bëjnë trazira, siç është parë ditëve të fundit, kjo do të shkatërroj marrëveshjen. Nëse UÇK-ja gjithashtu vlerson se gjërat nuk janë duke shkuar sipas planit dhe nevrikosen ata gjithashtu disponojnë armë dhe gjithashtu mund të shkatërrojnë marrëveshjen. Kjo rezulton me aspektin e tretë të çështjes, pra të pranisë së forcave ndërkombëtare. Faktorët e jashtëm, veqanërisht në Unionin Evropian, janë të brengosur me vakumin e mundshëm që do të krijohet. Mendoj se kemi të bëjmë me një situata jo të lehtë për ta përballuar. Ndoshta ndihmat ekonomike të Unionit Evropian mund të jenë faktori vendimtar.
EVROPA E LIRË
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorgj Robertson, tha se procesi ka limite kohore. Ç’do të thotë ky mesazh?

PATRICK MOORE
Kur ai flet për limitet kohore mendoj se ai mendon për ate që unë e cilësova si pako, pra se të gjitha çështjet janë të ndërlidhura. Robertsoni flet për lëvizjen e gjërave shpejt pa vjedhur asnjë gjë nga treni i këtij procesi, sepse në të kundërtën pakoja e çështjes do të dështoi dhe do të shkatërrohet.
XS
SM
MD
LG