Ndërlidhjet

UASHINGTON


Para pak çastesh presidenti amerikan George Bush, mbylli një paraqitje për mediat në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha fjalë ngushëllimi dhe inkurajimi për popullin amerikan dhe sidomos për ata, të cilët pësuan në sulmet mbi Nju Jork dhe Uashington. Presidenti Bush përsëriti se Osama bin Laden është i dyshuari kryesor dhe premtoi se gjithë ata që janë përgjegjës për aktet terroriste do t’i sillen drejtësisë. Presidenti Bush u lut të komentonte deklaratën e zëvendës-presidentit Dick Cheney, i cili disa orë më parë pati thënë se presidenti Bush, pas rrëzimit të dy aeroplanëve me pasagjerë në Nju Jork, i kishte dhënë urdhër ushtrisë të godiste, nëse ishte e nevojshme, çdo aeroplan që vazhdonte trajektoren drejt Uashingtonit dhe kërcënonte Shtëpinë e Bardhë. Cheney tha se vendimi ishte “tmerrësisht i vështirë”, pasi aeroplani transportonte amerikanë të pafajshëm, të cilët mbaheshin peng, por theksoi se “vendimi ishte i justifikuar në rrethanat e caktuara”. Sidoqoftë, - nënvizoi zëvendës presidenti Cheney -, urdhri nuk arriti të zbatohej. Ndërkaq presidenti Bush u përgjigj: “i dhashë ushtrisë sonë urdhrat e nevojshëm për të mbrojtur amerikanët. Sigurisht që ishte vendim i vështirë. Kurrë nuk pata ëndërruar se do të gjendeshim nën një sulm të tillë” – deklaroi George Bush.
XS
SM
MD
LG