Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në një paraqitje televizive, Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell ka thënë se ka marrë përgjigje inkurajuese nga Irani dhe Siria, të cilat kanë deklaruar se do t’i mbështesin Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. Por Powell nuk sqaroi nëse Irani është i gatshëm të mbështesë aksionet luftarake të Shteteve të Bashkuara. Qëndrimi i Iranit është mjaft i rëndësishëm nëse kihet paraqysh se ky vend ka 900 kilometra vijë kufitare me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG