Ndërlidhjet

LUGINA PENXHSHIR


Një zyrtar i lartë i opozitës së Afganistanit, e njohur si Aleanca Veriore, tha sot se janë të gatshëm t’u bashkohen Shteteve të Bashkuara në çfarëdolloj operacioni që ato do të ndërrmerrnin brenda Afganistanit. Abdullah Abdullahu, tha për rrjetin televiziv CNN se nuk kishin asnjë informacion për planet e Shteteve të Bashkuara. Zyrtari opozitar afganas e bëri deklaratën nga një fshat në luginën Penxhshir, ku mijëra banorë vendas morrën pjesë në ceremoninë e varrimit të komandantit të opozitës afganase, Ahmah Shah Masood. Masood vdiq nga plagët e marra gjatë një atentati të së dielës së kaluar, të orkestruar nga persona që besohet të kishin lidhje me regjimin taliban të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG