Ndërlidhjet

TBILISI / STAMBOLL


Ministri i mbrojtjes i Gjeorgjisë, bën të ditur se vendi i tij po përgatitet të hapë bazat ushtarake dhe aeroportet për NATO-n, në rast se forcat e saj nisin operacionet anti-terroriste. Mirëpo, theksoi ai, një vendim përfundimtar mbi këtë çështje, do të vulosej nga parlamenti dhe presidenti Eduard Shevarnadze të cilët kanë premtuar mbështetje në masat kundër terrorizmit. Po sot, në Stamboll, kryeministri spanjoll Jose Maria Aznar, i cili po qëndron për vizitë në Turqi, tha se të dyja vendet kanë bërë thirrje për formimin e një aleance gjithë botërore për luftë kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG