Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti maqedonas po vazhdon debatin rreth propozimit për mbajtjen e referendumit mbi marrëveshjen e paqes. Diskutimi po zhvillohen në momentin kur është kompletuar faza e dytë e operacionit “Korrja e domosdoshme” dhe forcat e NATO-s kanë grumbulluar dy të tretat e armëve nga guerrilasit shqiptarë. Arbër Xhaferri, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, paralajmëroi të premten se referendumi nuk do të çonte asgjëkundi. “Nëse ne shqiptarët përgjigjemi me një referendum tonin, atëherë mund të krijohen konfrontime të reja” – pati deklaruar Arbër Xhaferri.
XS
SM
MD
LG