Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Autoritetet talibane kanë njoftuar se Këshilli i Klerikëve të lartë Islamikë do të mblidhet për të diskutuar fatin e disidentit saudit Osama bin Laden, por nuk ka dhënë shenja se mund ta dorëzojë atë. Më herët gjatë ditës, zyrtarë pakistanezë u takuan me udhëheqësin shpirtëror të Talibanit, Mullah Mohamed Omar dhe ministrin e jashtëm, Wakil Mutawakil, në qytetin jugor të Afganistanit, Kandahar. Delegacioni pakistanez, u përcolli autoriteteve taliban, një ultimatum të Shteteve të Bashkuara përmes të cilit u kërkohet t’a dorëzojnë menjëherë Osama bin Ladenin, në të kundërtën, rrezikojnë të ballafaqohen me një raprezalje ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG