Ndërlidhjet

MOSKË


Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, John Bolton, ka qëndruar në Moskë për bisedime me ministrin e jashtëm të Rusisë, Igor Ivanov. John Bolton tha se sulmet terroriste të javës së shkuar në Nju Jork dhe Uashington, kanë theksuar nevojën për një plan të mbrojtjes kundër raketave. Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia po i ndihmon Iranit dhe disa shteteve të tjera në programin për armatim, kurse John Bolton deklaroi se “rregullat i shkelin 100%, si shtetet që sponsorizojnë terrorizmin ashtu dhe ato që kërkojnë teknologji të shkatërrimit në masë”.
XS
SM
MD
LG