Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Në varrezën masive në lagjen beogradase, Batajnica, hetuesit kanë zhvarrosur pjesë të kufomave të së paku 269 personave, ka kumtuar sot Gjyqi i Qarkut në Beograd.
Sypozohet se viktimat janë shqiptarë, të vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 dhe të dërguar në Serbi, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit, informon agjencia gjermane Dpa.
Sipas rezultateve të para të analizave mjekoligjore, viktimat ishin meshkuj të moshave të ndryshme, në rroba civile. Gjendja e kufomave tregon se ata ishin varrosur para afro dy vitesh.
Gjykata e Qarkut në Beograd ka kumtuar se “në trupat e zhvarrosur janë gjetur projektile nga armë dore të zjarrit". Në disa kufoma është zbuluar veprimi i temperaturës së lartë.
XS
SM
MD
LG