Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Louis Michel, ministër i jashtëm i Belgjikës, që aktualisht kryeson Bashkimin Evropian dhe Javier Solana, përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, nesër do të vizitojnë Uashingtonin. Me këtë rast ata do të takohen me sekretarin amerikan të shtetit, Colin Powell.
“Ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për ta luftuar terrorizmin” – ka thënë Louis Michel.
Disa politikanë evropianë kishin shprehur brengosje për mundësinë e veprimit të njëanshëm të Shteteve të Bashkuara, duke anashkaluar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG