Ndërlidhjet

JERUZALEM


Izraeli dhe Palestinezët kanë respektuar një përpjekje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, që u sinjalizua dje nga udhëheqësi palestinez Yasser Arafat. Javën e fundit është rritur trysnia ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, që konsiderohet si një nga pengesat kryesore për rekrutimin e vendeve arabe në një aleancë globale kundër-terrorizmit. Presidenti amerikan Bush, tha se sinjali i dhënë nga palestinezët dhe izraelitët është një “fije shpresë” se diçka e mirë mund të pasojë shkatërrimet e së martës së kaluar në Nju Jork dhe Uashington.
XS
SM
MD
LG