Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Malit të Zi ka refuzuar të marrë pjesë në negocijatat për ripërcaktimin e marrëdhënieve Serbi-Mali i Zi dhe të ardhmes së federatës jugosllave. Millo Gjukanovic kishte pranuar më herët ftesën e presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica, për të filluar bisedimet në Beograd, por u përgjigj negativisht pasi u tha se në negocijata do të merrte pjesë edhe Dragisha Peshiq. Presidenti malazez tha se nuk pranonte të diskutonte rreth së ardhmes së Jugosllavisë me, siç u shpreh ai, “kryeministrin e së ashtuquajturës qeveri federale”.
XS
SM
MD
LG