Ndërlidhjet

BUSH:"TERRORIZMI NUK NJEH KUFINJË"


GEORGE W. BUSH, president i SHBA-ve

Gjatë 24 orëve të fundit presidenti amerikan George W. Bush ka zhvilluar disa takime me liderët botëror të cilët pa parjashtim dhe pa hezitim kanë shfaqur mbështetje dhe solidaritet me luftën e Amerikës kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Pasdite presidenti Bush është takuar dhe ka biseduar me Megavati Sukarnoputri, presidente e Indonezisë, vendit me numrin më të madh të myslimanëve në botë. Pas takimit presidenti Bush ka deklaruar:
“Mesazhi për çdo vend është se do të ketë fushatë kundër aktiviteteve terroriste, fushatë në përmasa botërore. Kemi mbështetje të gjërë për një fushatë të tillë. Popujt liridashës kanë kuptuar se terrorizmi nuk njeh kufinjë, se terroristët do të godasin për të mbjellur frikë dhe në përpjekje për të ndryshuar qëndrimin e vendeve që duan lirinë. Ne nuk do të lejojmë që ata të bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë presidenti Bush për të shtuar:
“Kjo nuk është luftë kundër individëve specifikë dhe as kundër ndonjë organizate të veqant. Është luftë kundër aktiviteteve terroriste. Kombi i ynë duhet të bëjë çdo gjë që është e mundur për të mbrojtur atdheun tonë dhe ne jemi duke e bërë këtë”, ka thënë presidenti Bush për të nënvizuar.
“Rruga më e mirë për ta bërë Amerikën të sigurt, për ta bërë të sigurt popullin e Indonezisë, është luftimi i terrorizmit dhe rrënjëve të tij, përkatësisht çrrënjosja e tij”.
Presidenti Bush ka konkluduar:
“Fuqimisht apeloj te të gjitha vendet në botë që të dënojn terrorizmin dhe të dëbojn terroristët. Fuqimisht apeloi te Talibanët që të heqin dorë nga organizatorët e Al Kaidës që fshehen në këtë vend”.

Pas takimit është prononcuar edhe presidentja e Indonezisë, Megavati Sukarnoputri:
“Indonezia gjithnjë ka qenë kundër dhunës. Ne do të jemi gjithnjë kundër çdo dhune duke përfshirë aktet e terrorizmit”, ka thënë presidentja e Indonezisë.
Mbrëmë presidenti Bush ka biseduar me presidentin francez, ndërsa Zhak Shirak më pas ka deklaruar:
“Dëshiroj të shfaq vendosmërinë tonë të pakufijshme për të luftuar me të gjitha mjetet këtë lloj të ri të djallit, që është terrorizmi”.
Gjatë ditës në këtë temë në Parlamentin gjerman është prononcuar edhe kancelari Gerhard Shreder i cili ka thënë se evropianët dhe gjermanët pa rezervë solidarizohen me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar:
“Gjermania është e gatshme të marrë mbi vete rrezikun edhe në planin ushtarak, por nuk do të shkoj në ndonjë aventurë”, ka thënë kancelari gjerman Gerhard Shreder.
Parlamenti gjerman ka miratuar një deklaratë për solidaritet me Shtetet e Bashkuara.
Ndryshe edhe shumë vende arabe janë solidarizuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ndër to është edhe Pakistani. Minstri i jashtëm i këtij vendi Riza Kan ka deklaruar:
“Kjo luftë nuk është kundër popullit të Afganistanit. Komuniteti botëror është i zotuar për të luftuar terrorizmin”.
XS
SM
MD
LG