Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, përsëriti sot se çdo vend që strehon terroristët do të përgjigjet për atë mbështetje dhe u kërkoi autoriteteve taliban, të dorëzojnë anëtarët e rrjetit, al Kaida, grup ky që besohet të ketë lidhje me Osama bin Ladenin. Presidenti Bush i bëri këto komente gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, me presidenten e Indonezisë, Megavati Sukarnoputri. Më herët gjatë ditës, George Bush, nënshkroi një rezolutë të miratuar nga Kongresi, që autorizon ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të ndërrmarrë aksione kundër atyre që qëndrojnë pas sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington. Bush firmosi po ashtu një paketë prej 40 miliardë dollarësh, që është dedikuar për rindërtim dhe nevoja të ushtrisë.
XS
SM
MD
LG