Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit. Pervez Musharraf tha në një fjalim drejtuar kombit të tij, se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar përdorimin e hapësirës ajrore të Pakistanit, të dhëna sekrete dhe mbështetje logjistike në rast të një sulmi kundër Afganistanit. Musharraf tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të gjetur Osama bin Ladenin, nuk vë në shënjestër as Islamin, as popullin afganas. Ai tha se Pakistani po kalon, siç edhe u shpreh, “një kohë me të vërtetë kritike” duke iu referuar indirekt popullaritetit që ka në vend regjimi Taliban i Afganistanit. Por, nënvizoi Musharraf, një refuzim për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, do të dëmtonte seriozisht interesat e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG