Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Udhëheqësi shpirtëror i regjimit Taliban të Afganistanit, ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me Shtetet e Bashkuara rreth Osama bin Ladenit, i dyshuari kryesor për sulmet terroriste të javës së kaluar mbi Shtetet e Bashkuara. “Ne nuk jemi përpjekur të krijojmë probleme me Amerikën” – deklaroi Mullah Mohamed Omar sot, për të shtuar më tej se, janë të gatshëm për bisedime të mëtejshme me qeveritarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG