Ndërlidhjet

DETROIT / NJU JORK / UASHINGTON


Tre persona në Detroit janë ndaluar për mashtrime dhe keqpërdorim vizash, pasaportash dhe dokumentesh të tjera migrimi. Të paktën katër njerëz janë nën arrest dhe 75 të tjerë janë marrë në pyetje lidhur me aktet terroriste të javës së kaluar. Prokurori i Përgjithshëm, John Ashcroft, lajmëroi hyrjen në fuqi të disa rregullave të reja, të cilat lejojnë që emigrantët ilegalë të ndalohen jo më 24, por 48 orë. Po sot kompania Boeing tha se planifikon të shkurtojë 30 mijë vende pune, si pasojë e humbjeve të ditëve të fundit, ndërsa Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se vetëm në Pentagon, kostoja e dëmeve i kalon të 520 milion dollarët. Shumë më të rënda janë humbjet në njerëz. Sipas vlerësimeve paraprake të Departamentit të Shtetit, sulmet terroriste mund t’u kenë marrë jetën pothuaj 6 mijë njerëzve.
XS
SM
MD
LG