Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i jashtëm i Iranit, Kemal Kharazi, në një bisedë telefonike me gjegjësin e tij pakistanez, Abdyl Satar, tha se kryesit e akteve terroriste në Shtetet e Bashkuara duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen rëndë. Agjensia shtetërore e lajmeve e Iranit njofton se dy ministrat bënë thirrje për një konsensus mbarëbotëror për çrrënjosjen e terrorizmit, brenda kornizave të pranuara nga Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG