Ndërlidhjet

JERUZALEM


Ushtria izraelite raporton vetëm një shkëmbim të dobët zjarri në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor. Në përgjithësi, Izraeli dhe Palestinezët kanë respektuar një përpjekje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, që u sinjalizua dje nga udhëheqësi palestinez Yasser Arafat. Javën e fundit është rritur trysnia ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, që konsiderohet si një nga pengesat kryesore për rekrutimin e vendeve arabe në një aleancë globale kundër-terrorizmit.
XS
SM
MD
LG