Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


NATO-s i është paraqitur sot kërkesa zyrtare e qeverisë maqedonase, për një mision të ri pas kompletimit të operacionit “Korrje të domosdoshme”. Zëdhënësi i NATO-s në Shkup, Mark Laity, tha për “Europa e Lirë” se autoritetet maqedonase kanë dërguar një letër, në të cilën thuhet se janë të përgatitur për të përkrahur një prani të lehtë të NATO-s në vend pas 26 shtatorit, si një kontribut shtesë për garantimin e sigurisë së vëzhguesve ndërkombëtarë. Mark Laity konfirmoi po ashtu se guerrilasit shqiptarë kanë premtuar të fillojnë nesër fazën e tretë dhe finale të dorëzimit të arsenalit prej 3 mijë e 300 armësh.
XS
SM
MD
LG