Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar dislokimin në Gjirin Persik të aeroplanëve bombardues, në përgatitje të luftës së premtuar kundër terrorizmit. Aeroplanmbajtësja “Teodor Ruzvelt” dhe më shumë se 100 avionë sulmues që e shoqërojnë, janë drejtuar kah rajoni, në atë që është quajtur me emrin e koduar “Operacioni Drejtësi pa Kufi”. Është paraparë që në mbrëmje, George Bush, të mbajë një fjalim drejtuar kombit, por sipas këshilltares së tij, Condoleeza Rice, presidenti amerikan, nuk do të japë detaje të aksioneve ushtarake, por pritet t’i bëjë thirrje popullit për kurajo dhe durim.
XS
SM
MD
LG