Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një zyrtar i lartë i Mbrojtjes amerikane, tha sot se ushtria e Shteteve të Bashkuara ka marrë urdhër të dislokohet në pritje të vendimit për fillimin e veprimeve luftarake. Thomas White tha se nuk mund të ishte më specifik, por tha se njësitet janë nisur pas urdhrit të nënshkruar nga Sekretari Ramsfellf. Mbrëmë vonë, Aeroplanmbajtësja “Teodor Ruzvelt” dhe më shumë se 100 avionë sulmues shoqërues, u drejtuan kah Gjiri Persik, në atë që është quajtur me emrin e koduar “Operacioni Drejtësi pa Kufi”. Është paraparë që në mbrëmje, George Bush, të mbajë një fjalim drejtuar kombit, por sipas këshilltares së tij, Condoleeza Rice, presidenti amerikan, nuk do të japë detaje të aksioneve ushtarake, por pritet t’i bëjë thirrje popullit për kurajo dhe durim.
XS
SM
MD
LG