Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Kryeministri britanik, Tony Blair, nisi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, me pjesëmarrjen në një meshë përkujtimore në nder të viktimave të sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington. Më herët gjatë ditës, kryeministri Tony Blair dhe presidenti francez, Jacques Chirac, në një takim në kryeqytetin francez, afirmuan vendosmërinë e vendeve të tyre për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar. Chirac tha se Franca do të marrë pjesë në cdo përgjigje “të duhur dhe efektive’, siç cilësoi ai, kundër sulmeve shkatërruses të javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara. Presidenti francez sqaroi se nuk është marrë ende një vendim për modalitetet e përgjigjes, por tha se çdokush e ka të qartë se ajo është e pashmangshme.
XS
SM
MD
LG