Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në fjalimin para Kongresit amerikan, presidenti George Bush parashtroi këto kërkesa për regjimin e talibanëve në Afganistan: dorëzimin e të gjithë liderëve të rrjetit al-Qaeda që fshihen në këtë vend, lirimin e të gjithë personave të jashtëm, përfshirë këtu edhe shtetasit amerikanë, që janë burgosur padrejtësisht, pastaj mbrojtjen e gazetarëve, të diplomatëve dhe të veprimtarëve humanitarë që ndodhen në Afganistan.
Presidenti Bush poashtu kërkoi edhe mbylljen e menjëhershme dhe të vazhdueshme të të gjitha kampeve stërvitëse terroriste në Afganistan dhe lejimin e qasjes së plotë të Shteteve të Bashkuara në këto kampe terroriste.
XS
SM
MD
LG