Ndërlidhjet

BUSH:"JENI ME NE APO ME TERRORISTËT"


GEORGE W. BUSH, president i SHBA-ve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorgj Bush mbrëmë ka kërkuar nga të gjitha vendet tjera në botë që të vendosin: nëse janë me amerikanët ose me terroristët ndërkombëtar.
Duke folur para sesionit të përbashkët të Kongresit presidenti Bush ka apostrofuar Osama Bin Ladenin si udhëheqës të akteve terroriste në New York dhe Washington.
Po aq përgjegjës, ka thënë presidenti amerikan, janë fundamentalistët islamik të Talibanit, që kontrrollojnë pjesën më të madhe të Afganistanit ku Osama Bin Laden strehohet.
Presidenti Bush gjithashtu është përpjekur për të përgatitur amerikanët për një fushatë të gjatë dhe ka sinjalizuar se gjatë saj në mesin e trupave të dërguara për të çrrënjosur terrorizmin mund të ketë mjaft viktima.
Presidenti Bush ka konstatuar se Osama Bin Laden nuk është objektivi i vetëm, për të shtuar se vendet e civilizuara më nuk do të durojnë vendet që strehojnë terrorizmin:
“Ne do të ndëshkojmë vendet që ofrojnë hapësirë të sigurt për terrorizmin. Çdo vend, në çdo rajon, tash duhet të vendos: jeni me ne - apo me terroristët”, ka thënë presidenti Bush për të shtuar se ato vende do të ndajnë fatin e Bin Ladenit. Zoti Bush me këtë rast ka porositur Talibanët se kërkesat amerikane për dorëzimin e Osama Bin Ladenit nuk janë për diskutim.
Presidenti Bush pastaj u është drejtuar myslimanëve të gjithë botës:
“Sonte gjithashtu dëshiroj t’u drejtohem drejtëpëdrejt myslimanëve në gjithë botën. Ne rrespektojm besimin e juaj. Ai ushtrohet lirisht nga disa miliona amerikanë, dhe nga miliona të tjerë në vendet që Amerika i konsideron miqësore. Mësimet e saj janë të mira dhe paqësore. Ata që kanë bërë djallin në emër të Allahut - ata ofendojnë emrin e Allahut”, ka thënë presidenti Bush.
“Armiq të Amerikës nuk janë miqët tanë të shumtë mysliman, as miqët tanë të shumtë arab, armik i yni është rrjeti radikal i terroristëve dhe çdo qeveri që mbështet ata”, ka pohuar presidenti amerikan për të shtuar:
“Ne na është bërë dëm i madh. Ne vuajtëm humbje të madhe. Në dhembjen dhe zemrimin tonë ne kemi zbuluar misionin dhe momentin tonë. Avancimi i lirive njerzore, të arriturat e mëdha të kohës sonë dhe shpresat e mëdha për kohët e ardhshme tash varren nga ne. Kombi i ynë dhe ky brez do të pezulloj errësirën e kërcënimit të dhunës nga populli dhe ardhmëria e jonë”, ka konstatuar presidenti amerikan.
Presidenti Bush në vazhdim u ka thënë amerikanëve se ai ëdhtë i bindur se ata do të gjejnë forcë për të qëndruar në betejën e gjatë kundër terrorizmit. Ai ka shtuar se ata nuk duhet të presin luftë të ngjashme si në Irak ose në Kosovë, sepse çrrënjosja e terroristëve do të kërkojë kohë, por do të jetë e efektshme.
Duke folur për terrorizmin ndërkombëtar presidenti Bush ka vënë në pah:
“Duke sakrifikuar jetët njerëzore në shërbim të visioneve të tyre radikale, duke braktisur çdo vlerë me përjashtim të vullnetit për pushtet, ata kanë trasuar rrugën e fashizmit, nacizmit dhe totalitarizmit”, ka thënë presidenti amerikan për të shtuar:
“Pavarrësisht nëse armiqët tanë do t’i sjellim para drejtësisë, ose nëse drejtësinë do ta sjellim te armiqët tanë, drejtësia do të jetësohet”, ka thënë presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG