Ndërlidhjet

UASHINGTON


Vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, George Bush, duke folur para Kongresit tha se “mund të ndodhë që Shtetet e Bashkuara do të veprojnë brenda orëve”, trupat elite ushtarake dhe bambarduesit e rëndë amerikanë po përgatiten për ndërmarrjen e aksioneve.
Agjencia Reuters bën të ditur se zyrtarë të mbrojtjes kanë thënë se aeroplanat special për furnizim me karburante në ajër për bombartduesit B-1 dhe B-52 janë urdhëruar të fluturojnë nga Shtetet e Bashkuara në drejtim të Gjirit dhe të Oqeanit Indian, prej nga, eventualisht, do të mund të goditeshin caqet në Afganistan.
Uashingtoni ka thënë se regjimi i talibanëve në Afganistan po strehon dhe përkrahë Osama bin Ladenin, të dyshuarin e parë për sulmet shkatërruese terroriste.
XS
SM
MD
LG