Ndërlidhjet

SHKUP


Kuvendi i Maqedonisë ndërpreu punimet pasi amandamenti i 7-të nuk mori numrin e duhur të votave në procedurën e votimit. Ky amandament i referohet nenit 19 të Kushtetutës së Maqedonisë që bën fjalë për çështje të religjionit.
Partitë shqiptare, Partia për Prosperitet Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare, shprehën dyshim në numërimin elektronik të votave prandaj kërkuan votim të thjeshtë individual.
Punimet e Kuvendit pritet të vazhdojnë të hënën.
Deputetë shqiptarë kanë thanë se me disa veprime në Kuvend, pala maqedonase po përpiqet ta ngadalësoj procesin e paqes në këtë vend.
XS
SM
MD
LG