Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Dhjetëra mijëra afganë kanë braktisur qytetet dhe fshatrat dhe janë vendosur në hapësira të tjera në Afganistan, për të cilat sypozohet se janë më të sigurta, nga frika për sulmet eventuale amerikane.
Agjenci humanitare në Kabul kanë thënë se ky shtet i varfër, brenda një muaji, mund të ballafaqohet me krizë humanitare, ngase Pakistani dhe India kanë mbyllur kufijtë e tyre.
Nga regjimi i talibanëve në Afganistan, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar dorëzimin e Osama bin Ladenit, të dyshuarit të parë për sulmet terroriste të 11 Shtatorit.
Kjo kërkesë është refuzuar nga ana e liderëve të Kabulit.
XS
SM
MD
LG