Ndërlidhjet

JERUSALEM


Zyrtarë palestinezë kanë thënë se lideri Yasser Arafat dhe ministri i punëve të jashtme izraelit, Shimon Peres planifikojnë të takohen nesër. Me këtë rast do të bëhen përpjekje për respektimin e armëpushimit aktual.
Zyrtarë palestinezë kanë thënë se sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell në bisedë telefonike mbrëmë vonë kishte kërkuar nga Yasser Arafati, që të vazhdoj përpjekjet për realizimin e takimit me Shimon Peresin dhe për respektimin e armëpushimit.
Zëdhënësi i departamentit të Shtetit, Richard Boucher mbrëmë ka thënë se zoti Powell, në një bisedë tjetër telefonike, në këtë temë ka biseduar edhe me kryeministrin izraelit Sharon.
XS
SM
MD
LG