Ndërlidhjet

TEHERAN


Sekretari i Jashtëm Britanik, Jack Straw, e quajti vizitën e tij të nesërme në Iran, fillimin e “një epoke të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Strow tha se shpreson që bisedimet me presidentin reformist Mohamad Khatami, të përqëndrohen në zhvillimet në Afganistan dhe kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për dorëzimin e të dyshuarit për terrorizëm, Osama bin Laden.
Shefi i diplomacisë britanike ka premtuar 36 milion dollarë ndihmë për Iranin dhe vendet fqinje me Afganistanin, me qëllim që të përballojnë fluksin e refugjatëve afganas të cilët po lënë vendin.
XS
SM
MD
LG