Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit e ka cilësuar qesharake deklaratën e autoriteteve taliban, ndërsa Këshilltarja për Siguri Kombëtare, tha se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë të palëkundur në kërkesën për dorëzimin e disidentit saudit. Colin Powell tha sot se përpjekjet për të shkatërruar rrjetin terrorist të Osama bin Ladenit, nuk do të ngrihen në nivelin e një lufte të shkallës së Gjirit Persik. Ajo parashihet të jetë një fushatë, për triumfin e së cilës do të nevojitet një koalicion vendesh dhe që do të ishte e ndryshme nga luftrat tradicionale – thonë zyrtarë amerikanë. Po ashtu, sot, Colin Powell dhe Codoleezza Rice, në një program televiziv, deklaruan se autoritetet do të jenë shumë shpejt në gjendje të grumbullojnë të dhëna mbi rastin Osama bin Laden dhe t’i ndajnë ato me aleatët.
XS
SM
MD
LG