Ndërlidhjet

XHEDAH


Monarkitë e Gjirit Persik, në një takim special një ditësh, kanë shprehur mbështetjen e tyre totale për gjetjen e kryesve të akteve terroriste në Nju Jork dhe Uashington. Ministrat e jashtëm të Këshillit për Bashkëpunim në Gjirin Persik, denoncojnë, siç thuhet, çdo përpjekje “për të ngritur paralele mes islamit dhe atyre që qëndrojnë pas akteve terroriste”. Përmes një deklarate të miratuar në fund të takimit, ministrat përshëndesin apelin e presidentit amerikan George Bush tek shtetasit e tij, për të mos sulmuar qytetarët myslimanë dhe arabo-amerikanë si dhe shtetasit arabë dhe myslimanë të vendeve të tjera. Sidoqoftë, ministrat kanë ftuar për më shumë presion mbi Izraelin, me qëllim që të zgjidhet konflikti në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG