Ndërlidhjet

logo-print

ASTANA


Papa Gjon Pali i Dytë, i cili gjendet për vizitë në Kazakistan, tha para 50 mijë pelegrinëve myslimanë dhe të krishterë se feja nuk duhet të përdoret si arsye për konflikte. Papa u shpreh se bota nuk duhet të rrëshqasë në luftë pas sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara por, siç deklaroi zëdhënësi i tij, Gjon Pali i Dytë mbështet masat që do të çonin përgjegjësit e atyre akteve përpara drejtësisë. Popullsia 15 milionëshe e Kazakistanit praktikon tre besime; islam, katolik dhe ortodoks.
XS
SM
MD
LG