Ndërlidhjet

JERUZALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon ka vendosur shtyrjen e takimit mes ministrit të jashtëm izraelit Shimon Peres dhe udhëheqësit palestinez Yasser Arafat. “Yasser Arafat nuk e ka kaluar testin e luftës kundër terrorizmit” – u shpreh zëdhënësi i Sharonit, Ranan Gisin. Mnistri palestinez i informimit e ka cilësuar qëndrimin e kryeministrit izraelit një “sjellje të papërgjegjshme”. “Qeveria e Izraelit uni-lateralisht deklaron se e anullon takimin, pa përfillur ndërmjetësuesit amerikanë, evropianë, rusë dhe të tjerë” – tha Yasser Abed Rabo.
XS
SM
MD
LG