Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, në
përpërpjekjen e tij për të krijuar një koalicion global për luftë kundër terrorizmit, sot gjatë ditës do të takohet në Uashington me kryministrin e Japonisë, Junichiro Koizumi dhe me atë të Kandasë, Jean Chretien.
“Si njëri nga aleatët, Japonia fuqishëm përkrahë Shtetet e Bashkuara dhe është e vendosur që të bëjë çdo gjë të mundshme për të ofruar ndihmë dhe bashkëpunim” – tha Junichiro Koizumi në një ceremoni për nder të përkujtimit të viktimave të sulmeve terroriste në Nju Jork dhe në Uashington.
Ndërsa, sipas disa raporteve, Uashingtoni, nga Kanadaja, do të kërkojë që të ushtroj një kontroll më të madh kufitar dhe të bashkëpunoj me Shtetet e Bashkuara në aspektin e qasjes së përbashkët për çështje të vizave.
XS
SM
MD
LG