Ndërlidhjet

SHKUP


Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar të 15 propozim – amandamentet për ndryshime kushtetuese, që sipas marrëveshjes paqësore të 13 Gushtit, të sponsoruar nga zyrtarë përëndimor, synon përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.
Të gjitha propozim-amandamentet u miratuan me një shumicë të thjeshtë të përbërjes së Kuvendit.
Agjencitë e lajmeve informojnë se për ratifikimin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, në fillim të muajit të ardhshëm, duhen votat e dy të tretave të përbërjes së Kuvendit të Maqedonisë, që ka 120 deputetë.
XS
SM
MD
LG