Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, tha se ambasadorët e BE-së dhe të Natos kanë diskutuar për një forcë të sigurisë për mbrojtjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në Maqedoni, pas përfundimit të misionit aktual për mbledhjen e armëve të dorëzuara vullnetarisht nga pjesëtarët e gueriljes shqiptare.
Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson dhe Javier Solana kanë thënë se Bashkësia Ndërkombëtare do të mbetet e involvuar në Maqedoni për të evituar një vakuum të sigurisë.
Burime të ndryshme kanë thënë se Natoja do të lejoj një forcë të përbërë prej 350 e deri në 600 ushtarë, që, me gjasë, do të udhëhiqet nga Gjermania.
XS
SM
MD
LG