Ndërlidhjet

UASHINGTON


George W. Bush ka njoftuar formalisht Kongresin për vendosjen e trupave të armatosura amerikane në Lindjen e Mesme dhe Azi në kuadër të një fushate gjithnjë në rritje kundër terrorizmit ndërkombëtar. Në një letër drejtuar liderëve kongresistë, presidenti amerikan thekson se është e pamundur për momentin të përcaktohet madhësia e forcës ushtarake dhe koha e vazhdimit të fushatës. Ndërkaq, edhe sot Shtetet e Bashkuara kanë kryer disa lëvizje në drejtim të ngritjes së koalicionit anti-terrorizëm. Senati amerikan ka miratuar një marrëveshje afatgjatë ekonomike me Jordaninë, ndërsa presidenti Bush planifikon të takohet me kryeministrin e Japonisë, Junishiro Koizumi.
XS
SM
MD
LG