Ndërlidhjet

UASHINGTON


George Bush u takua sot me kryeministrin e Japonisë, Junishiro Koizumi në Shtëpinë e Bardhë, për të biseduar rreth koordinimit të planit për betejën ndërkombëtare kundër terrorizmit. Kryeministri japonez premtoi ndihmën e fuqishme dhe të gjithanshme të Tokios për Uashingtonin, në planin moral, diplomatik, ekonomik si dhe mbështetje logjistike për operacionet ushtarake e shkëmbim informacionesh sekrete. Po sot, presidenti Bush njoftoi formalisht Kongresin për vendosjen e trupave të armatosura amerikane në Lindjen e Mesme dhe Azi. Në një letër drejtuar liderëve kongresistë, presidenti amerikan thekson se është e pamundur për momentin të përcaktohet madhësia e forcës ushtarake dhe koha e vazhdimit të fushatës.
XS
SM
MD
LG