Ndërlidhjet

SHKUP


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, gjatë qëndrimit në Shkup tha se Aleanca Veri Atlantike ka nisur përgatitjet për një mision të vogël dhe të aftë, që do të shtrijë praninë në Maqedoni me kërkesë të presidentit Trajkovski. Robertson konfirmoi raportet se Gjermania ka shprehur gadishmërinë të kryesojë misionin e ri. Lordi George Robertson e vlerësoi misionin “Korrja” të suksesshëm, por shtoi se tanimë u takon politikanëve vendorë të plotësojnë detyrimet e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha më tej se ka marrë garanci nga presidenti Boris Trajkovski se do të ketë një amnesti për kryengritësit shqiptarë, të cilën do duhet ta dekretojë parlamenti maqedonas.
XS
SM
MD
LG