Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamnei, tha sot se vendi i tij nuk do të sigurojë ndihmë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në rast të një sulmi të mundshëm mbi Afganistanin. Khamnei u shpreh se qasja e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit është njëherësh “arrogante dhe imperialiste”. Sidoqoftë, një delegacion i Bashkimit Europian që vizitoi dje Iranin, tha se bisedimet ishin frytdhënëse. Ministri i jashtëm belg, Luis Mishel, shefi i diplomacisë europiane, Havier Solana dhe komisioneri Kris Paten, thanë se lufta kundër terrorizmit nuk ka të bëjë aspak me islamin. Edhe ministri i jashtëm i Iranit, Kemal Kharazi, i përshkroi bisedimet me ekipin europian, si efektive dhe deklaroi gadishmërinë e plotë të Iranit për të bashkëpunuar me Bashkimin Europian brenda kornizave të kartës së Kombeve të Bashkuara. Por raportet vërejnë se mospajtime mund të ketë pasur rreth reflektimit të ngjarjeve të 11 shtatorit mbi situatën në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG