Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Presidenti malazez, Millo Gjukanoviç, ka ftuar presidentin jugosllav, Vojisllav Koshtunica, të rikonsiderojë vendimin për anullimin e bisedimeve mbi të ardhmen e Jugosllavisë. Koshtunica pezulloi të hënën mbrëma bisedimet e mëtejshme me udhëheqësit malazezë, pasi këta të fundit bojkotuan raundin e negocijatave të javës së kaluar. Meqë shkak për mosmarrësveshje u bë refuzimi i presidentit Gjukanovic që në bisedime të merrte pjesë kryeministri jugosllav Dragisha Peshiq, së fundi Peshiq kumtoi se do të tërhiqet nga negocijatat, të cilat do t’i vazhdojnë vetëm qeveritë e Serbisë dhe Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG