Ndërlidhjet

TEL AVIV


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, është takuar në orët e vona të së martës me Sekretarin e Jashtëm Britanik, Xhek Stro. Sharon citohet t’i ketë thënë zotit Stro se “nuk ka terrorizëm të mirë apo terrorizëm të keq, por se ka terrorizëm që është i drejtuar kundër vlerave demokratike të Perëndimit”. Dje autoritetet izraelite thanë se do të anullonin bisedimet me Sekretarin e Jashtëm britanik, për shkak të një deklarate që ai kish dhënë për mediat iraniane dhe që mund të interpretohej si justifikim i terrorizmit kundër Izraelit.
XS
SM
MD
LG