Ndërlidhjet

UASHINGTON


Me takimin në Shtëpinë e Bardhë të disa anëtarëve të komuniteteve sikë dhe myslimanë, presidenti George Bush ka përforcuar mesazhin për tolerancë fetare në Amerikë. George Bush tha se administrata e tij nuk do të lejojë keqtrajtimin e njerëzve të besimit mysliman apo besimeve të tjera dhe u bëri thirrje gjithë amerikanëve tu përmbahen vlerave të përbashkëta. Po sot, presidenti Bush vizitoi Shtabin Qendror të CIA-s në Virgjinia. Në prani të një audience të gjerë, presidenti amerikan shprehu besimin që ka në Shërbimin Informativ CIA dhe drejtorin e agjensisë, Xhorxh Tenet. Komentet pasojnë një deklaratë televizive të zëvendës kryetarit të Komitetit të Zbulimit në Senatin amerikan, Riçard Shelbi, i cili vuri në pikëpyetje kompetencën e zotit Tenet, pas sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington.
XS
SM
MD
LG