Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ambasadorët e NATO-s miratuan formalisht sot misionin e ri ushtarak në Maqedoni. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, lordi George Robertson, tha se Këshilli i NATO-s përshtati një plan operativ në përgjigje të kërkesës së presidentit maqedonas Boris Trajkovski. Robertson shtoi se do të vazhdojnë të përpunojnë hollësitë rreth operacionit me emrin e koduar “Dhelpra e Kuqërremtë”. Ky operacion do të zëvendësojë misionin “Korrje të domosdoshme”, i cili përfundoi zyrtarisht detyrën e tij në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Presidenca maqedonase ka kërkuar një forcë të lehtë, prej ndoshta 700 trupash për mbrojtjen e vëzhguesve civilë ndërkombëtarë me një mandat gjashtëmujor, por zyrtarë të NATO-s sinjalizojnë se forca mund të jetë diçka më e madhe dhe mandati i saj të zgjatet deri në nëntë muaj.
XS
SM
MD
LG